Kryeministri në detyrë I Kosovës Albin Kurti, ka udhëtuar drejt Zvicrës, ku do të marrë pjesë në Forumin Ekonomik Botëror që mbahen në Davos.
Njoftimi u bë nga Zyra e Kryeministrit përmes një komunikate, transmeton Klankosova.tv.
Kurti do të jetë në mesin e shumë liderëve nga e gjithë bota.
Në kuadër të WEF, Kosova do ta ketë për të dytin vit me radhë shtëpinë e saj.
“Kryeministri Kurti do të marrë pjesë në ngjarjet dhe panelet e diskutimit që organizohen në Shtëpinë e Kosovës, krahas edhe takimeve zyrtare bilaterale me udhëheqës të lartë dhe investitorë në margjina të Forumit Ekonomik Botëror”,
