Kurti takon senatorin amerikan Gary Peters në Washington

Para 7 muaj

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, është takuar në Washington D.C. me senatorin amerikan Gary Peters, kryetar i Komitetit për Sigurinë Kombëtare në Senat.

Në takim morën pjesë edhe zëvendësministrja Liza Gashi dhe ambasadori Ilir Dugolli. Ata diskutuan për sfidat rajonale, sigurinë, dhe partneritetin ndërmjet Kosovës dhe SHBA-së.

Kurti falënderoi senatorin për mbështetjen e vazhdueshme ndaj Kosovës dhe për përfaqësimin e komunitetit shqiptar në Michigan.