Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, priti në takim emisarin e BE-së për Dialogun Kosovë-Serbi, Peter Sorensen. Në takim u diskutua për situatën politike në vend, gjendjen e komuniteteve joshumicë – veçanërisht komunitetin serb – si dhe për zbatimin e Marrëveshjes së Brukselit dhe Aneksit të Ohrit. Kurti theksoi mbështetjen për komunat me shumicë serbe dhe përfshirjen e qytetarëve në punësim dhe institucione. Ai ngriti shqetësime për kërcënimet nga Serbia dhe arrestimet e qytetarëve kosovarë. Sorensen deklaroi se për shkak të situatës politike në Kosovë, zbatimi i marrëveshjeve mund të marrë më shumë kohë. Ai u takua edhe me presidenten Vjosa Osmani.
