Kurti: Serbia synon tubim masiv në Vidovdan, Kosova nuk do të lejojë cenim të paqes

Para 10 muaj

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, gjatë mbledhjes së qeverisë, tha se sipas vlerësimeve të sigurisë, Serbia po përpiqet që në festën e Vidovdanit të organizojë një tubim sa më masiv dhe se janë formuar grupe që do të vijnë në Kosovë.

Ai theksoi se këtë javë u mbajt Samiti i NATO-s në Hagë, duke përshëndetur vendimin për rritjen e shpenzimeve të mbrojtjes, ndërsa Kosova mbetet e vendosur për anëtarësim në NATO. Po ashtu, sot Forcës së Sigurisë së Kosovës iu shtuan 350 rekrutë të rinj.

Në prag të Ditës së Vidovdanit, Kurti paralajmëroi se Beogradi zyrtar po përpiqet të zhvendosë vëmendjen nga protesta e studentëve dhe sipas vlerësimeve të sigurisë, janë organizuar grupe nga Serbia që do të vijnë në Kosovë për tubimin në Gazimestan. Ai theksoi se nuk do të tolerohen veprime që rrezikojnë paqen publike në Kosovë.