Kurti priti Drejtorin e IKKL-së: Rritje e arkivave dhe angazhimi për drejtësi për krimet e luftës

Para 11 muaj

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka pritur në takim Drejtorin Ekzekutiv të Institutit për Krimet e Kryera Gjatë Luftës në Kosovë (IKKL), Atdhe Hetemi, ku u diskutua për punën 18-mujore të IKKL-së, pas angazhimit të këtij institucioni në hulumtimin e krimeve të luftës dhe mbledhjen e materialeve nga 338 burime.

Kurti theksoi angazhimin e vazhdueshëm të institucioneve të Kosovës për të adresuar të gjitha krimet e kryera nga Serbia gjatë luftës. Ai vlerësoi punën e IKKL-së si jetike për dokumentimin e së vërtetës historike dhe për sigurimin e drejtësisë për viktimat.

Nga ana e tij, Drejtori Hetemi njoftoi se arkivi i IKKL-së ka vazhduar të rritet, duke përfshirë 300.25 metra linearë të materialeve fizike dhe rreth 20.6 terabajt të dhënash elektronike. Ai theksoi se kjo rritje pasqyron përkushtimin dhe besimin në punën e IKKL-së dhe theksoi rëndësinë e këtyre materialeve për ruajtjen e kujtesës kolektive dhe për arsye të drejtësisë për gjeneratat e ardhshme.