Kurti pret drejtuesit e Helvetas për zhvillim ekonomik në Kosovë

Para 5 muaj

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka zhvilluar një takim me drejtuesit e organizatës zvicerane Helvetas, ku diskutuam bashkëpunimin e gjatë në zhvillimin ekonomik, përfshirjen sociale dhe qeverisjen e mirë në vend.

Kurti falënderoi Helvetas për kontributin e tyre që nga viti 2001, përmes projekteve si DEMOS, GPEK dhe RECONOMY, që mbështesin qeverisjen lokale, ekonominë e gjelbër dhe fuqizimin e grave dhe të rinjve.

Drejtori Ekzekutiv i Helvetas, Lengsfeld, vlerësoi progresin e Kosovës dhe premtoi vazhdimin e mbështetjes në fushat e qeverisjes lokale, zhvillimit ekonomik dhe adaptimit ndaj ndryshimeve klimatike. Palët ranë dakord të thellojnë bashkëpunimin dhe të identifikojnë projekte të reja që përmirësojnë jetën e qytetarëve dhe forcojnë institucionet demokratike.