Kurti për deputetët opozitarë: Janë si nomadë, s’duan të kenë shtëpi

Para 10 muaj

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka bërë një deklaratë ironike ndaj deputetëve të opozitës, duke i krahasuar ata me “nomadë” që, sipas tij, nuk duan të kenë shtëpi.

Komentet e Kurtit u bënë gjatë ceremonisë së vendosjes së gurthemelit për ndërtimin e një pishine gjysmëolimpike në qytetin e Podujevës.

“Është mirë të pyeten deputetët e partive të tjera pse po vijnë në Kuvend, nëse nuk kanë ndërmend të votojnë. Ata sillen si nomadë, nuk duan të kenë shtëpi,” tha Kurti, duke lënë të kuptohet se mungesa e angazhimit të opozitës në seancat plenare, sipas tij, është e qëllimshme dhe penguese për punën legjislative.