Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka konfirmuar se të dielën do të mbahet mbledhja e Këshillit të Përgjithshëm të Lëvizjes Vetëvendosje.
Deklarata e tij vjen në një moment vendimtar për formimin e Qeverisë së re, ndërsa vendi ende është në pritje të emërimit të mandatarit për kryeministër nga ana e presidentes Vjosa Osmani.
I pyetur nga gazetarët nëse Vetëvendosje do të propozojë emrin e Kurtit për mandatar dhe kur do t’i dërgohet ky emër presidentes, Kurti u përgjigj shkurt:
“Kemi mbledhje të Këshillit të Përgjithshëm të dielën”.
Mbledhja pritet të jetë vendimtare për hapat e mëtejmë të partisë drejt formimit të Qeverisë së re.
