Kurti: Pakoja 2.0 ishte planifikuar për shkak të inflacionit

Para 11 ditë

Kryeministri i Kosovë, Albin Kurti, ka deklaruar se Pakoja për Përballje me Inflacionin 2.0 nuk lidhet me zgjedhjet, por ishte planifikuar më herët për të ndihmuar qytetarët përballë rritjes së çmimeve. Në konferencë për media, Kurti tha se realizimi i pakos ishte vonuar për shkak të bllokadës në Kuvend dhe shpalljes së zgjedhjeve. Ai shtoi se mbështetja financiare për pensionistët, studentët dhe punëtorët është pjesë e shpërndarjes së rritjes ekonomike te qytetarët.