Kurti: Nuk priten ndryshime të mëdha në qeverinë e re, takime për procesin e zgjedhjes së presidentit

Para 3 muaj

Kryeministri në detyrë Albin Kurti deklaroi se nuk priten ndryshime të mëdha në kabinetin e ri qeveritar, duke theksuar se përbërja do të konfirmohet pas certifikimit të rezultateve dhe vendimit të Kryesisë së Vetëvendosjes. Sa i përket zgjedhjes së presidentit në prill 2026, Kurti tha se fillimisht do të takohet me presidenten Vjosa Osmani dhe theksoi se procesi kërkon praninë e 80 deputetëve në Kuvend.