Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka nisur mëngjesin e sotëm një takim konsultativ me kryetarin e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi. Takimi, i cili është paraparë të fillojë në orën 08:30, po mbahet në kuadër të përpjekjeve për krijimin e institucioneve të reja pas zgjedhjeve të fundit parlamentare.
Konsultimet mes partive politike po zhvillohen në një klimë politike të tensionuar, ndërsa partitë kryesore po shqyrtojnë mundësitë për formimin e një shumice të qëndrueshme parlamentare.
Ky është takimi i parë mes Kurtit dhe Krasniqit pas zgjedhjeve, dhe pritet të japë sinjale të qarta për mundësitë e bashkëpunimit në fazën e ardhshme të formimit të institucioneve të reja.
