Kurti në Londër për Samitin e Procesit të Berlinit – Kosova synon forcimin e bashkëpunimit rajonal

Para 6 muaj

Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka udhëtuar drejt Britanisë së Madhe për të marrë pjesë në Samitin e radhës të Procesit të Berlinit. Samiti po zhvillohet në Londër dhe mbledh liderët e vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe të Bashkimit Evropian.

Gjatë qëndrimit në Londër, Kurti do të zhvillojë edhe takime bilaterale me përfaqësues të lartë të vendeve pjesëmarrëse dhe do të marrë pjesë në aktivitetet që organizohen në kuadër të samitit.

Procesi i Berlinit synon të forcojë bashkëpunimin rajonal, të nxisë integrimin evropian të Ballkanit Perëndimor dhe të thellojë lidhjet ekonomike dhe politike ndërmjet vendeve të rajonit dhe BE-së.

Pjesëmarrja e Kosovës në këtë samit shihet si mundësi për të avancuar bashkëpunimin rajonal dhe për të forcuar pozitën e vendit në proceset integruese evropiane