Kurti në Davos diskuton për besimin dhe udhëheqjen në Shtëpinë e SHBA-së

Para 3 muaj

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, mori pjesë në një diskutim mbi besimin dhe udhëheqjen në “Shtëpinë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës” në Davos, në kuadër të 250-vjetorit të pavarësisë amerikane. Ai theksoi rëndësinë e besimit si bazë e shërbimit publik, duke ndarë përvojën e tij nga koha si i burgosur politik gjatë luftës deri te roli aktual si kryeministër i Kosovës.