Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka kryer homazhe me rastin e 27-vjetorit të rënies së heroit Ilir Konushevci dhe dëshmorit Hazir Malaj, në varrezat e Velanisë në Prishtinë. Ai ka nderuar sakrificën e tyre dhe ka theksuar rolin e rëndësishëm që këta dy heronj luajtën gjatë luftës çlirimtare.
Në fjalën e tij, Kurti e cilësoi Ilir Konushevcin si një pasardhës të denjë të Zahir Pajazitit dhe “shpirti” i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, duke e vlerësuar angazhimin e tij në logjistikë dhe furnizim në periudha shumë të vështira. Ai theksoi gjithashtu se Konushevci ishte një luftëtar edhe para shpërthimit të luftës, dhe pa kontributin e individëve si ai, Kosova nuk do të kishte mundur të realizonte as luftën çlirimtare, as lirinë dhe shtetin që ka sot.
“Pa luftëtarë të paepur si Ilir Konushevci, as lufta çlirimtare, as liria dhe shteti që kemi sot nuk do të ishin të mundshme,” tha Kurti, duke i kujtuar këta heronj për kontributin e tyre të jashtëzakonshëm në luftën për liri.
