Kryetari i VV-së, Albin Kurti, ka ftuar liderët e partive politike në një takim të përbashkët të shtunën në orën 16:00, pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese që obligon përfundimin e seancës konstituive të Kuvendit brenda 30 ditësh. Kurti tha se ftesa synon ndërtimin e konsensusit për konstituimin e Kuvendit, si përgjegjësi e të gjithë deputetëve, jo vetëm e subjektit të parë.
