Kurti fton Kuvajtin të investojë në sektorë strategjikë në Kosovë

Para 3 muaj

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, u takua në House of Kosova me ministrin kuvajtian Sabeeh Al-Mukhaizeem, me të cilin diskutoi bashkëpunimin ekonomik dhe politik. Kurti falënderoi Kuvajtin për mbështetjen ndaj Kosovës dhe ftoi bizneset kuvajtiane të investojnë në projekte strategjike, përfshirë energjinë, hekurudhat, stadiumet dhe rezervuarët e ujit.