Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, zhvilloi një drekë pune me përfaqësues të Këshillit të Jashtëm për Marrëdhënie Ekonomike dhe kompani ndërkombëtare, ku u diskutua integriteti konkurrues, sundimi i ligjit dhe stabiliteti makro-fiskal si bazë për rritjen e investimeve. Kurti theksoi pozicionimin e Kosovës si nyje për tregjet e EMENA-s dhe prezantoi planin e investimeve publike mbi 7 miliardë euro në transport, mjedis dhe energji.
