Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, deklaroi se arsimi mbetet prioritet shtetëror, teksa njoftoi rritjen e numrit të inspektorëve të arsimit nga 25 në 47. Në punëtorinë “Praktikat e mira për inspektim efektiv”, Kurti theksoi se përforcimi i Inspektoratit është esencial për ngritjen e cilësisë në arsim.
Ministrja në detyrë e Arsimit, Arbërie Nagavci, theksoi rëndësinë e monitorimit të standardeve dhe përmendi si arritje vlerësimin e performancës së mësimdhënësve për licencim të avancuar.
Drejtoresha e Inspektoratit të Arsimit, Besa Bytyqi-Baraliu, tha se inspektorët e rinj do të mundësojnë inspektime më të shpeshta dhe të detajuara në të gjitha nivelet arsimore.
