Prindon Sadriu shpërthen pas kërcënimeve ndaj gruas së tij, Presidentes Osmani
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, është kërcënuar me jetë përmes një mesazhi elektronik në Presidencë. Ky është vetëm një nga dhjetëra kërcënimet që ajo ka marrë publikisht, siç ka reaguar bashkëshorti i saj, Prindon Sadriu. Ai ka akuzuar institucionet për mosveprim dhe ka theksuar se këto kërcënime janë pasojë e heshtjes dhe mungesës së përgjegjësisë ligjore ndaj kërcënuesve. Sadriu e ka cilësuar këtë situatë si një sulm ndaj institucioneve të Kosovës dhe ka paralajmëruar se kur dhuna nuk ndëshkohet, ajo vazhdon të rritet.
“Kur këto përsëriten, nuk janë më thjesht fjalë. Janë sistem. Janë strategji,” ka shkruar ai në një postim të tij në Facebook.
