Ferizaji dhe zonat përreth sonte janë përfshirë nga mjegulla e dendur, e cila ka krijuar vështirësi në qarkullim dhe ka reduktuar dukshmërinë në mënyrë të konsiderueshme.
Pamje të siguruara nga lexuesit e Klan Kosova tregojnë se drejtuesit e automjeteve po lëvizin me vështirësi, pasi mjegulla ka zbritur në nivele që e bëjnë trafikun më të rrezikshëm se zakonisht.
Autoritetet u bëjnë thirrje shoferëve që të lëvizin me kujdes të shtuar, të përdorin dritat e mjegullës dhe të ruajnë distancën e sigurisë.
