Java nis me masa të ftohta ajrore në Kosovë, duke ulur temperaturat minimale deri në -12°C, njofton IHMK. Mëngjeset do të jenë me ngrica dhe vende-vende me mjegull, ndërsa temperaturat maksimale gjatë javës do të arrijnë deri në 7°C. Instituti ka apeluar për kujdes të shtuar në trafik.
