Kuba është e radhës”, Trump lëshon deklaratë të fortë për ndërhyrje të mundshme

Para 1 muaj

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka deklaruar se “Kuba është e radhës”, gjatë një fjalimi në një forum investimesh në Miami, duke ngritur shqetësime për një përshkallëzim të mundshëm të tensioneve.

Ai theksoi sukseset e operacioneve ushtarake amerikane në Venezuela dhe Iran, ndërsa për Kuba la të kuptohet se mund të jetë objektivi i radhës.

Megjithëse nuk dha detaje konkrete për planet ndaj Havanës, Trump ka deklaruar vazhdimisht se qeveria kubaneze është në prag kolapsi për shkak të krizës ekonomike. Ai gjithashtu ka sugjeruar se opsioni ushtarak nuk përjashtohet, edhe pse paralelisht janë hapur negociata me pjesë të udhëheqjes kubaneze.

“Ndërtova një ushtri të shkëlqyer… ndonjëherë duhet ta përdorni. Dhe Kuba është e radhës… por bëni sikur nuk e thashë këtë”, u shpreh Trump.