Carol Whitmore, Komandante e Përgjithshme e Veteranëve Amerikanë, e shoqëruar nga Ryan Gallucci, Drejtor Ekzekutiv i zyrës së kësaj organizate në Uashington, ka vizituar sot Organizatën e Veteranëve të Luftës së UÇK-së. Gjatë takimit u diskutua për bashkëpunimin mes organizatave të veteranëve, rolin e tyre në ruajtjen e vlerave të lirisë dhe demokracisë, si dhe përvojat e përbashkëta në shërbim të paqes dhe stabilitetit.
