Kryetarja e një komune në Gjermani theret 13 herë me thikë – në gjendje kritike

Para 6 muaj

Kryetarja e sapozgjedhur e qytetit Herdecke, në landin North Rhine-Westphalia të Gjermanisë, Iris Stalzer, është therur 13 herë me thikë dhe ndodhet në gjendje kritike për jetën.

Sipas mediave gjermane, politikania e Partisë Social Demokrate (SPD) u gjet e plagosur rëndë në apartamentin e saj nga djali i saj i adoptuar, 15-vjeçar. Viktima ka raportuar se u sulmua në rrugë nga një burrë dhe më pas arriti të kthehej në banesë.

Pas sinjalizimit, policia ka arritur në vendngjarje dhe hetimet janë në zhvillim.