Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, reagon ndaj Albin Kurtit: “Frikë nga humbja në zgjedhjet lokale të 12 tetorit”

Para 9 muaj

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, ka komentuar deklaratat e Albin Kurtit ndaj krerëve të UÇK-së në Hagë, duke thënë se ato burojnë nga nervozizmi dhe frika e Kurtit për humbjen elektorale në zgjedhjet lokale të 12 tetorit. Krasniqi theksoi se Kurti nuk ka arritur të formojë shumicën parlamentare, duke u bërë përgjegjës kryesor për krizën politike aktuale në Kosovë. Ai shtoi se më 12 tetor Kurti do të përballet me një humbje të thellë, më të rëndë sesa ajo e katër viteve më parë. Ky reagim u bë pas përfundimit të seancës në Kuvend.