Mitrovicë, 6 Qershor – Kryetari i Komunës së Mitrovicës, Bedri Hamza, ka përkujtuar me krenari dhe respekt të thellë Ditën e Dëshmorëve të Mitrovicës, duke e cilësuar 6 Qershorin si një datë të shenjtë që përmbledh në vete dhembjen e humbjes, por edhe madhështinë e sakrificës për liri.
Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Hamza ka nderuar të gjithë djemtë dhe vajzat e Mitrovicës që ranë heroikisht për lirinë e vendit, duke theksuar se kjo ditë është njëkohësisht festë dhe ditë krenarie për qytetin.
“Sot, njëkohësisht, ditë festë dhe ditë krenarie. Është 6 Qershori, Dita e Dëshmorëve të Mitrovicës. Ndjejmë shumë krenari për djemtë dhe vajzat mitrovicase, që ranë heroikisht duke e mbrojtur atdheun. Ishin dhe do të jenë përherë frymëzim për ne! Respekt dhe nderim për të gjithë ata që dhanë jetën për lirinë tonë!”, ka shkruar Hamza.
Dita e Dëshmorëve të Mitrovicës shënohet çdo vit më 6 qershor dhe është një datë simbolike për qytetin, që kujton dhe nderon jetën dhe sakrificën e atyre që luftuan për lirinë e Kosovës.
