Kryeprokurorja Kimberly West ka nisur fjalën e saj para Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë, duke deklaruar se pesëshja e akuzuar ka tentuar të minojë dhe manipulojë funksionimin e gjykatës.
Sipas saj, Hashim Thaçi dhe të bashkëakuzuarit e tjerë kanë ndërhyrë në mënyrë të vazhdueshme në dëshmitë e dëshmitarëve, duke shkelur rregullat që mbrojnë informacionin konfidencial.
“Paraqitem sot për të folur lidhur me përpjekjet e Hashim Thaçit dhe të akuzuarve të tjerë për të minuar dhe manipuluar kuadrin e kësaj gjykate… Thaçi akuzohet se në mënyrë të vazhdueshme ka ndërhyrë në dëshmitë e dëshmitarëve dhe ka shkelur rregullat e gjykatës që lidhen me mbrojtjen e informacionit konfidencial. Të bashkëakuzuarit kanë marrë pjesë në këto krime”, deklaroi ajo.
Procesi gjyqësor po vazhdon në Hagë.
