Kryeministri Kurti viziton familjen e Faik Rexhepit, burrit të Preshevës që nuk ndiente frikën

Para 10 muaj

Kryeministri, Albin Kurti ka vizituar familjen e Faik Rexhepi, i cili ndërroi jetë para dy dite.

Ai kishte qëndruar këmbëkryq në turmë, më 20 gusht 1990, në kohën kur erdhën për vizitë në Kosovë senatorët amerikanë, të prirë nga Robert Joseph Dole. Ky imazh, i fiksuar nga fotografi Hazir Reka, do të publikohet në shumë gazeta dhe televizione botërore.