Kryeministri Kurti me agjendë të ngjeshur: Nga Samiti në Shkup te vendosja e gurthemeleve në Mitrovicë

Para 10 muaj

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, po merr pjesë paraditen e sotme në Samitin e vendeve të Ballkanit Perëndimor që po mbahet në Maqedoninë e Veriut.

Pasdite, Kurti do të jetë në Mitrovicë, ku do të marrë pjesë në ceremoninë e vendosjes së gurthemelit për ndërtimin e dy urave të reja mbi lumin Ibër. Në këtë ngjarje do të jenë të pranishëm edhe kryetari i Komunës së Mitrovicës Veriore, Erden Atiq, nënkryetari i Komunës së Mitrovicës Jugore, Arian Tahiri, si dhe ministrat në detyrë Elbert Krasniqi dhe Liburn Aliu.

Ngjarja është pjesë e zbatimit të Memorandumit të Bashkëpunimit ndërmjet Ministrisë së Mjedisit dhe komunave të Mitrovicës.