Kriza pa fund: Kuvendi dështon për herë të 46-të, s’ka marrëveshje as për votim të fshehtë

Para 9 muaj

Për të 46-ën herë me radhë, Kuvendi i Kosovës ka dështuar të konstituohet. Edhe në këtë përpjekje, seanca u ndërpre menjëherë pasi nuk u arrit të formohej Komisioni për Votim të Fshehtë – një hap thelbësor për zgjedhjen e kryesisë së re të Kuvendit. Kryesuesi Avni Dehari e ndërpreu punimet menjëherë, raporton Klan Kosova.

Seanca e radhës, e 47-ta me radhë, pritet të mbahet pas dy ditësh, duke shënuar plot tre muaj ngecje në procesin e konstituimit të legjislaturës së re. Bllokada e vazhdueshme po zgjat krizën institucionale, duke rritur pasigurinë politike në vend.