Krasniqi: Shkelje serioze dhe tentim politizimi në Asociacionin e Komunave

Para 12 ditë

Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, ka reaguar ashpër ndaj zhvillimeve në Kuvendin Zgjedhor të Asociacionit të Komunave të Kosovës, duke ngritur shqetësime për legalitetin dhe legjitimitetin e procesit.

Sipas tij, mbledhja është shoqëruar me shkelje procedurale dhe devijime nga normat që rregullojnë funksionimin e Asociacionit, duke cenuar integritetin e vendimmarrjes.

Krasniqi ka theksuar gjithashtu se ka indikacione për përpjekje të politizimit të Asociacionit dhe përjashtimit të disa komunave, në kundërshtim me parimet e përfaqësimit të barabartë.

Ai bëri të ditur se ministria do të shqyrtojë me seriozitet zhvillimet dhe do të vlerësojë hapat e mëtejmë në raport me këtë institucion.