Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, ka deklaruar para seancës konstituive se partia e tij nuk do të marrë pjesë në votimin e ndarë për nënkryetarët e Kuvendit, duke e cilësuar atë si në kundërshtim me Kushtetutën dhe Rregulloren e Kuvendit. Ai shtoi se, ndonëse kanë respekt për kandidatin serb Nenad Rashiq, nuk do të bëhen pjesë e “lojërave politike”. Krasniqi gjithashtu ka refuzuar ftesën për takim me kryeministrin në detyrë, Albin Kurti.
