Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi, ka bërë të ditur se i është përgjigjur pozitivisht ftesës së kryetarit të koalicionit Vetëvendosje-Guxo-Alternativa, Albin Kurti, për një takim para seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës që pritet të mbahet nesër.
Përmes një deklarate në Facebook, Krasniqi ka theksuar rëndësinë e zhbllokimit institucional dhe të rikthimit të funksionimit të rregullt të Kuvendit, duke thënë se një veprim i tillë është thelbësor për të hapur rrugën e formimit të Qeverisë së re në përputhje me afatet kushtetuese.Do t’i përgjigjem pozitivisht kësaj ftese për takim, duke besuar thellësisht se Republika e Kosovës ka nevojë urgjente për zhbllokim institucional”, ka deklaruar Krasniqi.
