Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, ka bërë thirrje për pjesëmarrje masive në protestën e nesërme në Tiranë, e organizuar nga OVL e UÇK-së në mbështetje të çlirimtarëve në Hagë. Protesta do të mbahet në orën 17:00. Ai tha se kjo është një thirrje për të gjithë shqiptarët që të mbrojnë historinë dhe dinjitetin kombëtar.
