Kraki: Ka pasur gatishmëri për marrëveshje, por mungoi guximi për të vepruar

Para 5 muaj

Deputeti i Partisë Guxo, Nezir Kraki, tha në “DPT te Fidani” se para seancës së sotme kishte gatishmëri nga disa deputetë të partive të tjera për një marrëveshje, por sipas tij, ata nuk patën guximin të vepronin në klimën e tensionuar politike.

Kraki theksoi se në situatën aktuale është e vështirë të imagjinohet që 2–3 deputetë të PDK-së apo LDK-së të dalin kundër vijës së partisë pa dakordim me liderët e tyre. Ai shtoi se, megjithëse ekzistonte vullneti, sot mungoi guximi ose “nuk u rreshtuan yjet si duhet” në kalkulimet e tyre politike.