KQZ ka miratuar listën e Qendrave të Votimit për zgjedhjet e parakohshme të 27 dhjetorit 2025 për votimin jashtë Kosovës. Sipas vendimit, votimi do të organizohet në 50 përfaqësi diplomatike, me 66 vendvotime në 36 shtete. Për çdo vendvotim në përfaqësi diplomatike është vendosur kufiri maksimal prej 950 votuesish, duke e çuar numrin total maksimal në këto përfaqësi në 62,700 votues.
Me propozimin e MPJD-së, KQZ ka miratuar edhe 10 qendra shtesë jashtë përfaqësive diplomatike (Gjermani 5, Zvicër 3, MB 1, SHBA 1) me gjithsej 43 vendvotime dhe kapacitet maksimal prej 40,850 votuesish.
Në total, për votimin jashtë vendit do të jenë 60 Qendra të Votimit me 109 vendvotime dhe kapacitet maksimal prej 103,550 votuesish.
Kufizimi i numrit të votuesve vlen vetëm për votimin fizik në përfaqësi; votimi përmes postës mbetet i pakufizuar. Regjistrimi i votuesve jashtë Kosovës është hapur më 26 nëntor dhe përfundon më 6 dhjetor 2025.
