Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) organizoi sot ceremoninë e shortit për renditjen në fletëvotime të 93 subjekteve politike të certifikuara për zgjedhjet lokale, që do të mbahen më 12 tetor 2025 – për kryetarë komunash dhe asamblistë komunal.
Kryesuesi i KQZ-së, Kreshnik Radoniqi, theksoi se shorti shënon hyrjen në fazën përfundimtare të procesit zgjedhor. Ai njoftoi se KQZ-ja këtë javë do të miratojë dizajnin e fletëvotimit dhe se nga 17 shtatori nis votimi me postë për mbi 46,000 votues jashtë Kosovës. Gjithashtu, fushata zgjedhore do të nisë më 13 shtator.
Radoniqi bëri thirrje që subjektet politike dhe kandidatët të respektojnë ligjet dhe standardet zgjedhore, duke theksuar se zgjedhjet janë test për demokracinë e vendit.
Nga ana tjetër, shorti u vu në mënyrë transparente dhe barazore, me pjesëmarrjen e përfaqësuesve të subjekteve të certifikuara nga KQZ-ja. Në garë janë 93 subjekte: 32 parti politike, 2 koalicione, 32 iniciativa qytetare dhe 27 kandidatë të pavarur. Një listë e plotë e subjekteve dhe numrave të renditjes është publikuar nga KQZ-ja dhe është e aksesueshme për publikun.
