KQZ nis numërimin e votave, ky është rezultati në Prishtinë

Para 5 muaj

Në ueb-faqen zyrtare të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ) kanë filluar të publikohen rezultatet e para të balotazhit.

Sipas rezultateve të para të publikuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ), në garën për kryetar të Prishtinës, kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Pëparim Rama, është në epërsi ndaj kandidatit të Lëvizjes Vetëvendosje (VV), Hajrulla Çeko.

Deri në orën 19:34 të mbrëmjes së së dielës, janë përpunuar 2,461 vota, që përbëjnë 1.11 për qind të totalit prej 222,418 votave në komunën e Prishtinës.

Sipas të dhënave të deritanishme, Pëparim Rama ka marrë 1,309 vota ose 53.19 për qind, ndërsa Hajrulla Çeko ka siguruar 1,152 vota ose 46.81 për qind.

Në këtë fazë të procesit janë procesuar 13 nga gjithsej 268 vendvotime, që përbën 4.85 për qind të tyre.

Sipas të dhënave, dalja në zgjedhje ishte 32 për qind, më e ulët se rundin e parë kur votuan 40.10 për qind e votuesve.KQZ-ja pritet të publikojë vazhdimisht rezultatet e përditësuara ndërsa numërimi përfundon në orët në vijim.