Dy persona u arrestuan mbrëmë për ndezjen e fishekzjarreve pranë hotelit ku po qëndron Kombëtarja Turke e Futbollit në Prishtinë, përpara ndeshjes së tyre finale të “play off”-it për kualifikimet e Kupës së Botës FIFA 2026 kundër Kosovës.
Zëdhënësi i policisë për rajonin e Prishtinës, Enis Pllana, tha për Anadolu se dy persona u arrestuan për ndezjen e fishekzjarrëve pranë hotelit në Prishtinë ku po qëndron kombëtarja turke e futbollit, në qendër të kryeqytetit kosovar.
