Një ngjarje tragjike ka ndodhur në Dietikon, Cyrih, ku një burrë ka humbur jetën pas një sulmi me thikë në apartamentin e tij. Policia e Cyrihut njoftoi se viktima, një 43-vjeçar nga Kosova, e ka kontaktuar vetë policinë pas orës 23:00 të premten, duke raportuar për plagosjen e tij. Kur oficerët arritën në vendngjarje, ata e gjetën viktimën të plagosur rëndë. Pavarësisht përpjekjeve të shërbimeve të urgjencës për ta ringjallur, ai ndërroi jetë nga plagët e marra.
Dyshohet se autori i krimit është një 56-vjeçar nga Uganda, i cili u arrestua më vonë në stacionin e trenit të Dietikonit. Rreth motivit dhe rrethanave të ngjarjes, policia ka filluar hetimet. Po ashtu, janë angazhuar edhe shërbime të tjera për hetimin e plotë të krimit, përfshirë policinë e qytetit dhe Institutin e Mjekësisë Ligjore të Cyrihut.
Hetimet janë në vazhdim, dhe autoritetet ende nuk kanë mundur të përcaktojnë arsyeve të sakta të ngjarjes.
