Kosovari humb jetën tragjikisht në vendin e punës në Austri

Para 10 muaj

Një ngjarje tragjike është shënuar në Arbing, në Distriktin Perg të Austrisë, ku një 35-vjeçar me origjinë nga Kosova, banues në Linz, ka humbur jetën gjatë kryerjes së punës.

Sipas raportimeve, ai ishte duke pastruar fasadën e një ndërtese, kur ra në kontakt me linjën e tensionit të lartë elektrik, rreth orës 13:00. Kolegu i tij, një shtetas irakian 34-vjeçar, dëgjoi britmën dhe menjëherë lajmëroi shërbimet e emergjencës.

Fatkeqësisht, edhe pse ambulanca dhe ekipet e shpëtimit mbërritën në vendngjarje, përpjekjet për reanimim (CPR) nuk patën sukses. Mjekët konstatuan vdekjen në vend të 35-vjeçarit kosovar.

Ngjarja ka tronditur komunitetin lokal dhe pritet që autoritetet austriake të zhvillojnë një hetim të plotë mbi rrethanat e aksidentit.