Kosovari Burim Havolli vritet në Bruklin duke mbrojtur ndërtesën

Para 9 muaj

Një tragjedi ka ndodhur në Bruklin, ku Burim Havolli, 41 vjeç, mbikëqyrës i një pallati apartamentesh, humbi jetën pasi u sulmua nga një person që tentonte të vidhte pakot në hollin e ndërtesës. Ai u dërgua në Spitalin e Qarkut Kings në gjendje kritike, por ndërroi jetë si pasojë e lëndimeve.

Ngjarja ndodhi të mërkurën në mëngjes në Ocean Avenue, Flatbush. Policia ka marrë një person në pyetje, por ende nuk ka akuza të ngritura. Hetimet për zbardhjen e rrethanave vazhdojnë.

Familja e Havollit ka njoftuar se varrimi do të bëhet në Kosovë dhe ka shprehur dhimbjen për humbjen e një personi të respektuar në lagje.