Kosova shënon sukses në çminim: mijëra mjete shpërthyese të neutralizuara

Para 24 ditë

Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Vetëdijësimit ndaj Minave, Kosova vazhdon të vlerësohet si storje suksesi në pastrimin e zonave të minuara. Sipas të dhënave, rreth 20 mijë mjete shpërthyese janë çaktivizuar nga ekipet e deminimit të Forcës së Sigurisë së Kosovës, duke rritur sigurinë për qytetarët. Ky angazhim konsiderohet thelbësor jo vetëm për mbrojtjen e jetës, por edhe për zhvillimin dhe stabilitetin afatgjatë të vendit.