Kosova është pranuar zyrtarisht në Komitetin Ekonomik dhe Social Evropian (EESC), duke hyrë në fazën e dytë të kësaj iniciative evropiane. Kjo përfshirje i jep mundësi organizatave të shoqërisë civile, sindikatave dhe partnerëve socialë nga Kosova të marrin pjesë në proceset konsultative të Bashkimit Evropian. Ky hap konsiderohet një zhvillim i rëndësishëm në rrugëtimin e Kosovës drejt integrimit evropian.
