Kosova është përfshirë në listën e Bashkimit Evropian prej shtatë vendesh që konsiderohen “të sigurta”, në përpjekje për të përshpejtuar kthimin e migrantëve, dhe duke e bërë më të vështirë për qytetarët e atyre vendeve të kërkojnë azil në bllok, raporton AFP.
Komisioni Evropian tha se po propozon që Kosova, Bangladeshi, Kolumbia, Egjipti, India, Maroku dhe Tunizia të shpallen si “vende të sigurta të origjinës”.
“Shumë shtete anëtare po përballen me një numër të madh aplikimesh të papërpunuara për azil, ndaj gjithçka që mund të bëjmë tani për të mbështetur marrjen më të shpejtë të vendimeve për azil është thelbësore”, tha Magnus Brunner, komisioneri i BE-së për migracionin, teksa e paraqiti listën e shteteve.
Tani i takon Parlamentit Evropian dhe Këshillit të bien dakord për këtë propozim, transmeton Evropa e Lirë.
