Sot, në përvjetorin e Masakrës së Mejës, Kosova nderon dhe kujton 376 civilët të paarmatosur që u masakruan mizorisht nga forcat serbe më 27 prill 1999. Ky akt brutal ka lënë pas një plagë të hapur për familjet e viktimave dhe për të gjithë popullin e Kosovës, ndërsa shumë prej të masakruarve ende mbeten të pagjetur.
Masakra e Mejës mbetet një nga dëshmitë më të dhimbshme të barbarisë që kishte si qëllim spastrimin etnik të shqiptarëve. Me këtë rast, Kosova ripërsërit angazhimin e saj të palëkundur për të kërkuar drejtësi për viktimat, zbardhjen e fatit të të pagjeturve dhe ndëshkimin e kriminelëve të luftës. Kjo është një detyrë ndaj atyre që humbën jetën, ndaj vetes dhe ndaj së ardhmes së Kosovës.
Në këtë përvjetor, Kosova i nderon martirët e Mejës dhe do të vazhdojë të luftojë për drejtësi dhe të vërtetën. Lavdi e përjetshme martirëve të Mejës!
