Ministri në detyrë i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, njoftoi se sipas Normandy Index 2025 të EPRS, Kosova renditet e 13-ta në botë për nivelin më të ulët të kërcënimeve strategjike dhe e para në Ballkanin Perëndimor për siguri strategjike. Ai theksoi se ky vlerësim e pozicionon Kosovën në mesin e 10% vendeve më të sigurta globalisht, duke reflektuar stabilitet, progres dhe orientim euroatlantik.
