Kosova dhe Tanzania thellojnë marrëdhëniet dypalëshe në vizitën zyrtare të ministrit tanzanian

Para 11 muaj

Zëvendëskryeministrja dhe Ministrja e Punëve të Jashtme në detyrë, Donika Gërvalla, priti në takim homologun e saj nga Tanzania, Ministrin e Punëve të Jashtme në detyrë, Mahmoud Thabit Kombo, gjatë vizitës së tij të parë zyrtare në Kosovë. Gjatë takimit u theksua rëndësia e forcimit të marrëdhënieve dypalëshe dhe ndërtimit të partneriteteve që promovojnë bashkëpunimin mes institucioneve, biznesit dhe qytetarëve të të dy vendeve. Kosova është e përkushtuar për bashkëpunim ndërkombëtar në zhvillim të qëndrueshëm, paqe, stabilitet dhe bashkëpunim ekonomik.