Ejup Maqedonci priti gjeneralmajorin Stephen Osborn, ku u diskutua zgjerimi i bashkëpunimit mes Forca e Sigurisë së Kosovës dhe Garda Kombëtare e IOWA-s.
Në takim u theksua rëndësia e partneritetit me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, veçanërisht në trajnimet, stërvitjet e përbashkëta dhe zhvillimin profesional të FSK-së, ndërsa u vlerësua mbështetja e vazhdueshme për forcimin e kapaciteteve të saj.
