Kosova dhe Panamaja drejt heqjes së vizave, marrëveshje për pasaportat zyrtare

Para 1 muaj

Kosova dhe Panamaja kanë nënshkruar marrëveshje për heqjen e vizave për pasaportat diplomatike dhe zyrtare, ndërsa kanë nisur edhe diskutimet për liberalizim për pasaportat e rregullta.

Marrëveshja u nënshkrua nga Kreshnik Ahmeti dhe Carlos A. Hoyos, duke u cilësuar si hap i rëndësishëm për forcimin e marrëdhënieve dypalëshe nga Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës.

Palët diskutuan gjithashtu për zgjerimin e bashkëpunimit në fusha si siguria, arsimi dhe turizmi, si dhe u dakorduan që takimi i ardhshëm politik të mbahet në Prishtinë në fund të vitit 2026.